Inceneratori i Fierit, GJKKO dënon me 10 vite burg Lefter Kokën, 4 vite për Bllakon

Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë më 10 vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për Mjedisit për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Kokës u ul në 6 vite e 8 muaj burg.
GJKKO vendosi të lejë në qeli:
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg, 6,8 me gjykim të shkurtuar
Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, 2,8 vite me gjykim të shkurtuar
Klodian Zoto dënohet me 12 vite burg, 8 vite me gjykim të shkurtuar
Ndërkohë GJKKO ka shpallur të pafajshëm Albert Dervishin, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn. Gjithashtu për pesë persona të tjerë, gjykata ka vendosur shërbim prove.
/a.r
#Inceneratori #Fierit #GJKKO #dënon #vite #burg #Lefter #Kokën #vite #për #Bllakon