Aktualitet
Përmbytje në “Rrugën e Arbrit”, rënia e gurëve rrezikon automjetet

Moti i keq ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe në qarkun e Dibrës. Në rrugën e Arbrit, në aksin e Murrizit, Xibit dhe Bulqizë-Maqellarë janë shfaqur vështirësi. Rënia e gurëve në këto zona si pasojë e reshjeve të dendura ka krijuar rrezik për aksidente.
Reshjet e shiut në afërsi të urës së Çerenecit kanë shkaktuar herë pas here rënien gurëve të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.
Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë. Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.
#Përmbytje #në #Rrugën #Arbrit #rënia #gurëve #rrezikon #automjetet
Lapsi