Aktualitet
PAMJET/ Kapet i plagosur agresori në veri të Kosovës

Një person i plagosur është transportuar nga policia e Kosovës pas përplasjeve në veri të vendit. Në pamje duket se ai u soll me një makinë të blinduar dhe më, pas u transportua me një ambulancë.
Personi i plagosur ishte me uniformë ushtarake, por nuk u përket forcave të Kosovës. Një nga të pranishmit tha se i plagosuri bërtiste në gjuhën serbe: “Më dhemb këmba”.
Më pas u transportua edhe një tjetër i plagosur nga ana e agresorëve. Flitet se policia e Kosovës ka hyrë në manastirin e Banjskës ku gjendej grupi i armatosur. Zyrtarisht thuhet për 3 të vrarë dhe 1 të arrestuar.
Lajmi po përditësohet…
#PAMJET #Kapet #plagosur #agresori #në #veri #të #Kosovës
Lapsi