Tech

I publikuan filmimet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me dy gra, kryebashkiaku: Hakmarrje politike

Pietro Tidei, kryetari i Bashkisë së Santa Marinella-s është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Tidei menjëherë pasi është vendosur në dijeni të filmimit ka shprehur ankesën se filmimi ka qenë i stisur për ta shantazhuar.

Ngjarja e videos së papublikuar u bë e njohur në mediat prestigjioze italiane ku Tidei është parë duke kryer veprime intime me dy gra në zyrën e tij, njëra prej tyre mendohet të jetë një përfaqësuese  e njohur e një prej ministrive italiane.

Imazhet u bënë publike pas përhapjes së tyre në një chat në rrjetet sociale. Nga ana tjetër kryebashkiaku ka reaguar duke thënë se:

Kam 53 vite që merrem me politikë. Nuk jam i gatshëm të pranoj asnjë ndërhyrje në sferën time private. Kam denoncuar këtë akt si shantazh dhe si tentative për të më korruptuar politikisht.”/m.j

#publikuan #filmimet #duke #kryer #marrëdhënie #seksuale #në #zyrë #gra #kryebashkiaku #Hakmarrje #politike

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button