Tech

Celibashi i prerë: KQZ ka përfunduar punë me Himarën, Beleri është i zgjedhur

Beleri është i zgjedhur, KQZ ka përfunduar punë me Himarën. Kështu u shpreh në Intervistën me Merita Hakljan, komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Sipas tij zgjedhjet në Himarë kanë prodhuar rezultatin dhe çdo gjë tjetër nuk i përket KQZ-së.

“Nuk kam asnjë gjë për të thënë. Me këtë çështje KQZ ka mbaruar punë me Himarë. Aty ka një kryebashkiak të zgjedhur dhe për ne kjo është një çështje e mbyllur. Zgjedhjet në Himarë kanë riprodhuar rezultatin. Çdo gjë tjetër pas këtij vendimi të KQZ nuk i përket KQZ dhe nuk kam se çfarë të them”.

I pyetur për procesin zgjedhor që zhvillohet këtë të diel në Bashkinë e Kukësit, ai tha se nuk është vërejtur ndonjë problematikë, ndërsa shprehu keqardhjen situatën që vijon prej 30 vjetësh me trajnimin e komisionerëve dhe papërgjegjësinë e administrimit të procesit nga disa anëtarë.

“Për Kukësin nuk kemi evidentuar ndonjë problematikë, përtej asaj që kemi çështjen e komisionerëve që i trajnojmë ditën e fundit. Tjetër ishte vendimmarrja e KQZ, tjetër e kolegjit zgjedhor. Përveç kësaj do të ishim në të njëjtën situatë. Prej 30 vjetësh gjendemi në të njëjtën situatë duhet të ishin trajnuar nga KQZ dhe kjo duhet të marrë një përgjigje. Edhe si votues nuk ndjehem mirë kur shoh si administrohet procesi .Shikon anëtarë në qendra votimi që është fatkeqësi ata përfaqësojnë ën shumë raste papërgjegjshmëri”.

/a.d

#Celibashi #prerë #KQZ #përfunduar #punë #Himarën #Beleri #është #zgjedhur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button