Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska regjistrohet si kandidate për Tiranën nën siglën e…

Para se të futej në zgjedhje zyrtarisht si kandidate për kryetare bashkie, ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska tha se po shihte disa obsione se me cilën sigël do regjistrohej duke shtuar se synimi i saj ishte tërheqja e atij kontigjenti që abstenonte.
Në fakt, Përnaska ka bërë të kundërtën. Ajo është regjistruar në siglën e një partie që kryesore ka çështjen çame.Përnaska do të garojë nën siglën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kërkesa për regjistrimin e PDIU-së në zgjedhje është dorëzuar edhe në KQZ.Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska më herët njoftoi se do të rikthehej në politike. Ajo u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.
Përnaska do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit, përballë Belind Këlliçit, kandidatit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përballë Erion Veliajt nga radhët e PS-së, Roland Bejkos nga PD e Enkelejd Alibeajt, dhe Arlind Qori i partisë Lëvizja Bashkë.