Tech

Prokuroria kthen në AMP aktet për hetimin e sistemit TIMS

Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë. Burimet shprehen të rezervuara lidhur me detaje nga çështja në fjalë që kanë të bëjnë me përgjegjësit e mundshëm të evidentuar deri në këtë fazë të hetimit, apo mangësitë që kanë gjetur në materialet e kallëzuara nga AMP.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështjetjen amerikane sa iu përket hetimeve.

/a.r

#Prokuroria #kthen #në #AMP #aktet #për #hetimin #sistemit #TIMS

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button