Video/ Adama Traoré gabon golin e pamundur për ta gabuar: nga dy hapa larg, me portën bosh

Shpesh në këto raste flitet për “gabimin e vitit”, por asnjëherë si këtë herë përkufizimi nuk duket më i përshtatshëm. Goli i humbur i Adama Traoré nga dy hapa larg me portën e zbrazët – pothuajse në fund të ndeshjes mes Hull City dhe Leeds – është vërtet për të vënë duart në kokë. Një rrethanë edhe më rënduese ishte që episodi vendosi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes në Championship.
Në fakt, ndeshja përfundoi 0-0, një rezultat që i lë dy skuadrat larg kryesimit të tabelës. Hull është në vendin e gjashtë, 7 pikë prapa kryesuesit Preston, ndërsa Leeds është dy pikë më pas. Adama Traoré – që nuk duhet ngatërruar me sulmuesin e fuqishëm të Fulham, ish- i Ëolverhampton dhe Barcelonës – është një mesfushor 28-vjeçar nga Mali. E pikërisht për shkak të thirrjes së fundit nga kombëtarja e tij, lojtari nuk e ka startuar titullar të mërkurën, duke hyrë në fushë vetëm rreth dhjetë minuta nga fundi.
Kohë e mjaftueshme për të shpenzuar ndoshta mundësinë më të bujshme të karrierës së tij. Një gabim që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Në minutën e 89′, Connolly shkoi në të majtë dhe pa Traoré vetëm në qendër të zonës. Pasimi mbërriti preciz duke nxjerrë jashtë loje portierin e Leeds, francezin Meslier. Në atë moment, me portën të hapur, të gjithë 25 mijë shikuesit në stadiumin MKM u përgatitën për të brohoritur për golin e sigurt.
Ata nuk kishin marrë parasysh këmbën e djathtë të Traoré. Mesfushori shkoi drejt topit me besimin e një njeriu që nuk do të gabonte. E përkundrazi e goditi topin në shtyllë, duke tronditur të gjithë stadiumin. Kështu përfundoi 0-0, me një gabim që me siguri do të përndjekë numrin 10 të Hull për shumë netë…
Adama Traore shocking miss 😳 pic.twitter.com/bWrEejUgAu
— OuiSports (@OuiSports) September 20, 2023
#Video #Adama #Traoré #gabon #golin #pamundur #për #gabuar #nga #hapa #larg #portën #bosh
Lapsi