Video/ Kalvach rrëzon shpresat e Ilir Dajës: Ballkani mundet ngushtë në Plzen, Dinamo e Zagrebit fut frikën

Ballkani nuk e ka nisur ashtu si do donte aventurën e dytë radhazi në fazën e grupeve të Conference League. Kampionët e Kosovës janë mundur 1-0 në transfertë nga Viktoria Plzen. Vendosi ndeshjen një gol i vonë i Kalvach, që shkatërroi ëndërrat e Ilir Dajës në këtë debutim. Dinamo Zagreb shkatërron Astana në ndeshjen tjetër e me supremacinë e treguar nga kroatët, duket se vendi i dytë do të luhet mes tre të tjerëve.
Ballkani e mbajti mirë fushë, duke u mbrojtur me kujdes e duke kundërsulmuar. Skuadra e Dajës u duk se po e conte ndeshjen drejt rrëmbimit të një pike në transfertë. Fatkeqësisht, vendosi një episod, për më tepër i pafat. Në minutën e 73′ Kalvach goditi drejt portës së Koliçit dhe devijimi i Delovës e dërguar në rrjetë, duke befasuar portierin.
Në fund Ballkani kishte mundësinë të korigjonte rezultatin, por shënjestra nuk ishte e duhura. Në minutën e 83′ Gripshi u shfaq para portierit Stanek, por topi kaloi mbi traversë. Tre pikë për Plzen, po aq për Dinamo Zagreb, që shkatërroi 5-1 Astana, duke kryesuar grupin C të Conference League.
LUKÁŠ KALVACH BREAKS THE DEADLOCK WITH A DEFLECTED EFFORT FROM DISTANCE!
📽️ @QJTXSJT pic.twitter.com/KLyOsYHy0x— Football Report (@FootballReprt) September 21, 2023
Europa Conference League Group A
Slovan Bratislava 2-1 Klaksvik
Europa Conference League Group B
Maccabi Tel Aviv 3-2 Breidablik
Zorya 1-1 Gent
Europa Conference League Group C
Dinamo Zagreb 5-1 FC Astana
Viktoria Plzen 1-0 Ballkani
Europa Conference League Group D
Club Brugge 1-1 Besiktas
Lugano 0-0 Bodo/Glimt
#Video #Kalvach #rrëzon #shpresat #Ilir #Dajës #Ballkani #mundet #ngushtë #në #Plzen #Dinamo #Zagrebit #fut #frikën
Lapsi