Tech

Minxhozi: Shqipëria, e shkëlqyer në OKB. Një rol unik për Ramën, e interpretoi në mënyrë të drejtë

Drejtimi i presidencës në Këshillin e Sigurimit në OKB nga Shqipëria, është vlerësuar pozitivisht nga Uashingtoni. I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor është shprehur se Shqipëria ishte e shkëlqyer në OKB.

Në lidhje me këtë, analisti Skënder Minxhozi tha në një intervistë për ABC News, se drejtimi i presidencës në OKB, ishte një rol unik për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Minxhozit, Rama e interpretoi mbledhjen në mënyrë të drejtë.

“Natyrisht, roli i djeshëm i kryeministrit në kostumin e presidencës së Asamblesë së përkohshme të OKB, është një rol shumë i veçantë, unik në historinë tonë si shtet, si diplomaci, si politikë e jashtme. Është një ngjarje që vjen një herë në jetë për një politikan.

Mund të them se Rama e përjetoi dhe e interpretoi në mënyrë të drejtë, ngjarjen që të paktën një politikani shqiptar i vjen një herë në jetë. Ajo mbledhje e djeshme, ishte shumë e rrallë edhe në aktivitetin e vetë OKB, dhe me të drejtë, gjatë komenteve që u bënë dje për të, duke parë temën, formatin, nivelin e përfaqësimit, ajo të kujtonte mbledhjen e shkuar epike si ajo kur Amerika ofroi provat para se të përfshihej në luftën me Sadsm Hussein, ka qenë një përballje e Amerikës me të gjithë botën për t’i bindur për një luftë që nuk bindte shumë.

Por kjo është një kapitull tjetër. Rama sot interpreton drejt sipas qëndrimit të shtetit të tij, sipas qëndrimit të Aleancës Atlantike ku ne marrim pjesë dhe sipas qëndrimit dhe optikës së vendeve perëndimore, interpretoi një mbledhje ku u përplasën qëndrimet diametralisht të kundërta, ku Rusia e pa veten praktikisht të vetmuar përballë bashkësisë ndërkombëtare dhe ku vetë Rama pati një shkëmbim pikant batutash”, theksoi ai./m.j

#Minxhozi #Shqipëria #shkëlqyer #në #OKB #Një #rol #unik #për #Ramën #interpretoi #në #mënyrë #të #drejtë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button