Tech
“Iku koha kur merreshim me problemet tona”, Basha tërhiqet nga ‘lufta’ me Berishën?

Kreu i Partisë Demokratike ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë. Në një prononcim të shkurtër për mediat Basha u shpreh se fokusi i tij do të jetë vetëm për qytetarët.
Ai tha se prej më shumë se një viti PD është marrë vetëm me problemet e brendshme, por se kjo kohë tani ka marrë fund.
“Do të fokusohem tërësisht te problemet e qytetarëve. Për një vit e gjysmë PD ka qenë në sulm dhe është marrë me veten e vet. Ka marr fund kjo kohë. Ditë për ditë do jemi me njerëzit dhe për njerëzit”, tha Basha.
/a.r
#Iku #koha #kur #merreshim #problemet #tona #Basha #tërhiqet #nga #lufta #Berishën