Aktualitet

19-vjeçari kapet me drogë në afërsi të një shkolle në Dibër

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli” është proceduar penalisht 19-vjeçari, Fabjan Rriçku.

I riu u kap në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle në Dibër me një sasi të vogël narkotike të ndarë në doza.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#19vjeçari #kapet #drogë #në #afërsi #të #një #shkolle #në #Dibër

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button