Përplasjet për kreun e Grupit të PD, distancohet BE: Nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të partive

Delegacioni i BE-së ka komentuar përplasjet në PD për kreun e grupit parlamentar.
Në një përgjigje për News24 dhe BalkanWeb delegacioni i BE-së thekson se nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.
“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.”, thuhet në reagim.
/a.r
#Përplasjet #për #kreun #Grupit #të #distancohet #Nuk #ndërhyjmë #në #punët #brendshme #të #partive