Analisti: Edhe Berisha do binte dakord me mënyrën si Rama iu përgjigj delegacionit rus

Analisti Julian Zyla mendon se kryeministri Edi Rama e përballoi shumë mirë tentativën e përfaqësusve të delegacionit rus për t’ju drejtuar Shqipërisë si një vend i nivelit të dytë.
Në Tv Klan Zyla tha se edhe Sali Berisha, si një kundërshtar historik politik i Ramës do të binte dakord me mënyrën si ky i fundit replikoi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Julian Zyla: Ajo që mendoj unë që ndodhi ishte realisht një përpjekje e Rusisë për t’ju drejtuar kryeministrit si drejtues i një vendi të vogël, pra unë mendoj se mënyrë se si ai po fliste…
-Ata deshën të tregojnë që janë vend i madh.
Julian Zyla: Edhe Sali Berisha do kishte rënë dakord mendoj unë që Rama nuk e lejoi të ndodhte, që ai të fitonte, në atë tentativën e vet për t’i folur Shqipërisë si një vend i nivelit të dytë. Rama nuk lejoi që kjo të ndodhte, është kaq e thjeshtë!
/a.r
#Analisti #Edhe #Berisha #binte #dakord #mënyrën #Rama #përgjigj #delegacionit #rus