Tech

“Tempulli”/ Kapet 21-vjeçari i shpallur në kërkim, shkon në 93 numri i të arrestuarve

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” ka rënë në pranga 21-vjeçari Elidon Barruku, banues në Bathore, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

Me arrestimin e të riut, shkon në 93 numri i personave të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 Euro, 6000 Paund, 4 500 000 Lekë dhe 12 targa automjetesh.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./f.s

#Tempulli #Kapet #21vjeçari #shpallur #në #kërkim #shkon #në #numri #të #arrestuarve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button