Peleshi në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën: Vijim i ndihmës ushtarake, humanitare dhe politike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e 15-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.
Ky takim u organizua nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin dhe kreu i shefave të Shtabit të Përbashkët të NATO-s, gjeneral Mark A. Milley, në bazën ajrore në Ramstein, Gjermani.
Peleshi u shpreh se në këtë takim u konfirmua uniteti dhe zotimi për vijimin e ndihmës ushtarake, humanitare dhe politike për Ukrainën.
Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), është një iniciativë e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, që mbledh së bashku aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë që duhen përballuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
/a.r
#Peleshi #në #takimin #Grupit #të #Kontaktit #për #Ukrainën #Vijim #ndihmës #ushtarake #humanitare #dhe #politike