Tech

Seanca për ekstradimin e Dritan Goxhajt/ Mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK protestojnë para gjykatës

Ka nisur prej pak minutash seanca gjyqësore për esktradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Teksa seanca po zhvillohet, përballë ambienteve të Gjykatës Penale ndodhen mbështetës të Dritan Goxhajt, të cilët me pankarta në duar, kërkojnë lirimin e ish-anëtarit të UÇK-së dhe mosekstradimin e tij.

“Duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale në opinionin publik. Nuk mund të arrestohet Dritan Goxhaj për tekat e njërit apo tjetrit dhe të vijnë policë të huaj këtu dhe të tentojnë ta rrëmbejnë dhe ta çojnë në Dardani. Bravo i qoftë shefit të shoqërimit që ka qenë, që nuk e lëshoi Dritanin. Ndodhemi në një shtet mafioz ku njeriu rrëmbehet kështu, pa ligje. Nuk arrij ta konceptoj dot. Akuza thotë se ka penguar me anë të “Facebook” që gjykata të ushtrojë detyrën. Se si mund të pengohet një gjykatë fantazmë, frango-serbe. Urdhër ekstradimi nuk nga Ministria e Drejtësisë e Dardanisë. Këtë gjë e ka faktuar edhe avokati Visha. Ata që e kanë bërë këtë maskarallëk do të mbajnë përgjegjësi penale. Duan të tregojnë që të jesh patriot sot, është bela në Shqipëri. Ky është modeli që na tregojnë sot”, thotë një nga mbështetësit që po qëndron në ambientet e jashtme të Gjykatës Penale.

Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.

/a.r

#Seanca #për #ekstradimin #Dritan #Goxhajt #Mbështetësit #ishluftëtarit #të #UÇK #protestojnë #para #gjykatës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button