Tech

“Antikushtetuese”/ Çmimet e reja të referencës për taksën e pronës, Agalliu: Ligji me fuqi prapavepruese dhe i padrejtë

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, i ftuar në “5 Pyetjet” në Report Tv nga Ilir Babaramo, ka folur mbi çmimet e reja të referencës së banesave në kryeqytet mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

Sipas tij, nuk është aspak e drejtë që me çmimet e reja të vendosura të barazosh një apartament të ndërtuar para 40 vitesh me një banesë të ndërtuar dy vite më parë. Agalliu vijoi më tej duke thënë se, ky ligj është bërë me fuqi prapavepruese, ndaj sipas tij është antikushtetues.

“Nuk është e drejtë që të barazosh një shtëpi që është në një pallat i ndërtuar në vitet ’80 me një tjetër të një pallati të ndërtuar në vitin 2021. Është antikushtetuese, sepse ky ligj është bërë me fuqi prapavepruese”, deklaroi në lidhje me këtë çështje deputeti Agalliu./m.j

#Antikushtetuese #Çmimet #reja #të #referencës #për #taksën #pronës #Agalliu #Ligji #fuqi #prapavepruese #dhe #padrejtë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button