Tech

Ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët përpinë një sipërfaqe me bimësi, në hetim një person në Bulqizë

Një person në Bulqizë është vënë në hetimin e policisë, pasi teksa ndezi një zjarr për të djegur barishte, flakët u përhapën me shpejtësi duke “përpirë” një sipërfaqe me bimësi.

Në pranga ka rënë R.L., banues në fshatin Koçaj. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me  zjarr”.

“Bulqizë/Ndezi zjarr për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe me bimësi, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies.

Shërbimet e Policisë së Bulqizës, pas marrjes së njoftimit  se në fshatin Koçaj, kishte rënë zjarr dhe zjarri i ndihmuar nga era po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, vunë nën kontroll flakët e zjarrit dhe bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit  R.L., banues në fshatin Koçaj, autori i dyshuar i zjarrvënies. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe ndaj tij nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës”, njofton Policia./f.s

#Ndezi #zjarr #për #djegien #barishteve #por #flakët #përpinë #një #sipërfaqe #bimësi #në #hetim #një #person #në #Bulqizë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button