Tech

300 kg kanabis fshehur në kamionin ngarkuar me dërrasa, babë e bir kapen në doganën malazeze

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato malazeze po hetojnë trafikimin e 300 kilogramëve kanabis nga vendi ynë drejt Malit të Zi.

Në doganën e Malit të Zi u bllokua gjatë natës një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

/a.d

#kanabis #fshehur #në #kamionin #ngarkuar #dërrasa #babë #bir #kapen #në #doganën #malazeze

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button