Sport

Video/ Dikush t’i ndalojë, Inter zbret Djallin në Ferr: 5-1 në San Siro e derbi i pestë radhazi vishet zikaltër

Inter

Inter dominon derbin e Madonnina, duke mposhtur Milan 5-1 në javën e katërt të Serie A. Në skenën e San Siros, skuadra e Simone Inzaghi rrëmbeu derbin e pestë radhazi në vitin 2023, duke goditur kuqezinjtë që në minutën e 5′ me Mkhitaryan. Para pushimit, Thuram finalizoi një të djathtë në kryqëzimin e shtyllave duke dyfishuar epërsinë. Në pjesën e dytë, Milan rihapi lojërat në minutën e 57′ me një blic të Leaos. Por në kaosin që mbizotëronte te Milan, zikaltrit ditën të shkëputen sërish me golin e dytë personal të Mkhitaryan (69′) dhe më pas me penalltinë e Calhanoglu. Si për t’i shtuar dhimbjen kuqezinjve, erdhi edhe goli i parë i Frattesi me fanellën zikaltër. Interi kthehet i pari me pikë të plota, 12 dhe mban larg Juventus.

Inter dominoi ndeshjen direkte dhe rimori gjithashtu vendin e parë, i vetëm në Serie A, falë paraqitjes fantastike të Thuram dhe dygolëshit të armenit. Shënuan edhe Calhanoglu dhe Frattesi, që e bënë golin e Leaos vetëm një iluzion.

Lexo më tej: Video/ Super Vlahovic e Chiesa shembin Lazion: Juventus i pari në pritje të derbit milanez


Marcus Thuram u ekzaltua në derbin e parë të Milanit të jetës së tij. Henrikh Mkhitaryan shënoi një dygolësh në dy momente kyçe të ndeshjes. E Hakan Calhanoglu certifikoi fitoren me një penallti, para perlës së Davide Frattesit. Me këta ingredientë Inter asfaltoi 5-1 Milanin, duke veshur një tjetër derbi, të pestin e vitit 2023, zikaltër. Kreu i kampionatit është i gjithi i tyre, pa shoqërinë e bezdisshme të kushërinjve kuqezi.

#Video #Dikush #ndalojë #Inter #zbret #Djallin #në #Ferr #në #San #Siro #derbi #pestë #radhazi #vishet #zikaltër

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button