Tech

Flasin ekspertët/ Nafta në malin e Shpiragut, “zbulimi i shekullit” që do ndryshojë fatin e Shqipërisë

Këtë të shtunë në emisionin “Money” u fol për zbulimin që pritet të sjellë një ndryshim në ekonominë  e vendit, nafta në malin e Shpiragut.

“Shpiragu do të ndryshojë fatin e Shqipërisë”, me këtë premtim, të përsëritur tashmë ndër vite, nisi edhe kjo vjeshtë, e 100-ta në historinë e naftës shqiptare. Të dhënat janë optimiste, ashtu si vitin e kaluar, ashtu si edhe 22 vite më parë, kur zyrtarisht sondat ranë në kontakt arin e zi.

Kompania Shell që operon në bllokun midis Beratit, Kuçovës e Dimalit, përvec raportit që dërgoi në qeveri, ftoi drejtuesit e shtetit në pusin Shpirag-5 për t’i njohur me kërkimet. Ftesa i përgjigjej një lajmi të madh, i cili do të pasohet nga një lajm tjetër më i madh. Sonda e tyre kishte ndaluar 6 km nën tokë.

“Ka përfunduar faza e shpimit (kemi arritur në thellësinë 6002 metra) në fillim të gushtit dhe tani jemi duke u përgatitur për fazën e testimit. Përgatitjet do të kërkojnë disa muaj dhe faza e testimit, gjithashtu mund të jetë nga dy javë deri në 90 ditë në varësi të të dhënave që do të marrim. Vendimi për fazat e tjera, do të varet nga të dhënat që do të marrim nga programi i testimit”.

“Nëpërmjet pusit Shpirag 5 konfirmohen dy gjëra të rëndësishme. Së pari rikonfirmohet që ne presim sasi të mëdha nafte dhe gazi, duke e vënë krahasim me burimin e Val’Dagrit që prodhon 100 mijë fuçi nafte në ditë, por njëkohësisht konfirmojmë edhe përmasat e shtratimit, pasi pusi 5 është mbi 3 km larg puseve 2 dhe 4”,-tha Stavri Dhima ekspert për menaxhimin e energjisë.

“Kompania ka gjetur naftë. Ende nuk ka vendosur të hyj në proces industrial, sepse e ka lënë në tetor, për të vendosur në rast se ky basen vlen. Edhe në maj 2019, kompania ka dalë me një njoftim premtues. Janë hedhur dhjetëra milionë euro. Gjykoj që kompania nuk ka vendosur të hapë puse të tjera, sepse hapja e puseve të tjera do të thotë që kompania të nxjerrë naftë nga toka jonë në shkallë industriale”,-tha Fatos Çoçoli, ekspert i ekonomisë./m.j

#Flasin #ekspertët #Nafta #në #malin #Shpiragut #zbulimi #shekullit #që #ndryshojë #fatin #Shqipërisë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button