Aktualitet
Ish-kancelarja Angela Merkel pritet të marrë surprizën gjigante
Ish-kancelarja Angela Merkel do të nderohet me çmimin më të lartë të mundshëm në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë se Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do t’i japë asaj ‘Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës të Republikës Federale të Gjermanisë’ në një ceremoni speciale në prill.
Deri më tani këtë çmim të lartë e kanë marrë vetëm ish-kancelarët Konrad Adenauer dhe Helmut Koh.
Angela Merkel ishte kancelare prej 16-vitesh, nga viti 2005 deri në vitin 2021. Sipas presidencës, familja e saj dhe shumë politikanë do të jenë pjesë e ceremonisë.