EMRI+FOTO/ Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar, pjesë edhe e lëvizjeve të viteve ’90
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Pëllumb Bataj.
Në një reagim në Facebook, Berisha ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit, ka përkujtuar dhe momente nga jeta e Pëllumb Batajt, dhe përfshirjen e tij në lëvizjet e viteve ’90.
“Fill pas përmbysjes së shtatores së diktatorit në Tiranë, kur falangat terroriste rrëmbyen armët kundër forcave demokratike, Pëllumb Bataj me guxim të veçantë publikoi artikullin e tij të mirënjohur “Blloku i Blinduar” në të cilin ai sulmonte bllokmentet hoxhist që kishin zgjedhur të mbroheshin me tanke kundër popullit të revoltuar”, kujton Berisha./m.j
#EMRIFOTO #Ndërron #jetë #gazetari #njohur #shqiptar #pjesë #edhe #lëvizjeve #të #viteve