Mijëra euro të kthyera në hi, publikohen pamjet e apartamenteve që u dogjën në Tiranë

Këto janë pamjet që vijnë nga një prej apartamenteve në pallatin që u dogj të enjten në Tiranë. Zjarri ka shkaktuar shumë dëmtime kryesisht në murin e dhomës së gjumit.
Kujtojmë që ditën e sotme, grupi hetimor është duke kryer ekspertizën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Punonjës të policisë, shërbimit zjarrfikës dhe inxhinierë të pavarur janë duke kryer vlerësimin e dëmeve dhe do të përcaktojnë ku nisi zjarri.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një pajisje elektroshtëpiake.
Nga zjarri u shkrumbuan 3 apartamente dhe një tjetër apartament u dogj në masën e 30%. 10-12 apartamente janë djegur pjesërisht, nga flakët që kanë hyrë brenda nga fasada.
#Mijëra #euro #të #kthyera #në #publikohen #pamjet #apartamenteve #që #dogjën #në #Tiranë