Aktualitet

“Kolegji” pranon kërkesën e Bashës: PD me dy anëtarë të KZAZ në zgjedhjet e Kukësit

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimimin e bërë nga Partia Demokratike zyrtare për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të, për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës.

Kështu, partia e drejtuar nga Lulzim Basha kalon forcë e parë opozitare në këto zgjedhje. Ndërsa, Partia e Lirisë do të ketë të drejtën që të propozojë një anëtar.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashki kishte vendosur një tjetër ndarje. Më konkretisht, Partia Socialiste do të propozonte tre anëtarë të KZAZ, dy do t’i propozonte Partia e Lirisë dhe një Partia Demokratike.

KAS i kishte dhënë të drejtë Celibashit, duke rrëzuar kështu ankimimin e PD-së. Por, Kolegji Zgjedhor rrëzoi KQZ-në dhe KAS, duke pranuar kërkesën e PD-së.

/a.r

#Kolegji #pranon #kërkesën #Bashës #anëtarë #të #KZAZ #në #zgjedhjet #Kukësit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button