“Njëra shtatzënë, tjetra 68 vjeçe”. Operacioni antidrogë, shkon në 90 numri i të arrestuarve në Tiranë

Shkon në 90 numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës nga operacioni antidrogë që u zhvillua në të gjithë vendin, i koduar “Tempulli”.
Të arrestuarit në 5 qarqe janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet. Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 5 femra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë. Për 3 arrest në shtëpi dhe 2 të tjera detyrim paraqitje. Një prej tyre ishte me fëmijë të mitur dhe shtatzënë, e ndërsa një tjetër në moshën 68 vjeçe.
Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motor për të mos u kapur nga policia. Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike.
Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.
/a.r
#Njëra #shtatzënë #tjetra #vjeçe #Operacioni #antidrogë #shkon #në #numri #të #arrestuarve #në #Tiranë