Shëndeti

Marrëveshja me Malin e Zi për sigurimet shoqërore, Buxheli: Përfitojnë 560 shqiptarë

Kuvendi diskutoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, për sigurimet shoqërore”.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Lindita Buxheli relatore e çështjes, e cilësoi këtë projektligj të një rëndësie të veçantë që i vjen në mbështetje të gjithë të punësuarve respektivisht në të dy vendet për njohjen e sigurimeve shoqërore.

“Nga të dhënat rezulton se janë 560 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi dhe 35 qytetarë malazezë që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, të cilët përfitojnë menjëherë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtij projektligji”, tha ajo.

Buxheli informoi se, me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje qytetarët do t’u njihen vitet e pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundje, barrëlindje, dëme të shkaktuara gjatë punës, por edhe përfitime të papunësisë.

/a.r

#Marrëveshja #Malin #për #sigurimet #shoqërore #Buxheli #Përfitojnë #shqiptarë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button