Aktualitet
Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tezze sul Brenta, në provincën e Vicenza të Italisë. Viktimë, sipas mediave fqinje, ka mbetur një 38-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit momentalisht nuk bëhet i ditur.
Nga të dhënat e deritanishme, viktima mësohet se udhëtonte me motor kur në rrethana ende të paqarta i ra nga pas një automjeti. Nga përplasja shqiptari përfundoi në korsinë tjetër të rrugës ku u godit nga një tjetër makinë, që nuk arriti të ndalonte në kohë.
Shqiptari mësohet se humbi jetën në vendin e ngjarjes.
/a.r
#Aksidenti #rëndë #merr #jetën #shqiptarit #në #Itali