Berisha ‘hakmerret’/ Mbledhja e përbashkët e deputetëve të opozitës: Do votohet kundër marrëveshjes me Gjermaninë dhe….!

Të tjera detaje kanë dalë pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të opozitës, ku të pranishëm ishin edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se deputetët janë dakordësuar që të votojnë në grup kundër dy nismave ligjore.
Bëhet fjalë për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.
Dhe për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
Kundershtia per projketligjin e pare vjen pasi, deputetet dhe aleatet e PD-se shprehen se qeveria shqiptare ka harxhuar miliona euro per mbetjen ne aferat me inceneratoret.
Ndersa sa i perket projketligjit per GjK, ata jane shprehur se nuk jane dakord me rritjen e rrogave e vetem anetareve te Kushtetueses, por mendojne se nese duhet te kete rrritje pagash, ato duhet te reflektohen ne te gjithe sistemin e drejtesise./m.j
#Berisha #hakmerret #Mbledhja #përbashkët #deputetëve #të #opozitës #votohet #kundër #marrëveshjes #Gjermaninë #dhe…