Tech

Përplasje në aksin Fushë Krujë-Thumanë: 2 makina i presin rrugën 32-vjeçarit, disa persona e dhunojnë

Një sherr ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Mësohet se 32-vjeçari është dhunuar me sende të forta.

Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore“, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu nga Lezha po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur 2 automjete i kanë prerë rrugën duke e i dalë njëra para, tjetra pas dhe prej tyre kanë dal 6 apo 7 persona duke e dhunuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se 32-vjeçari është dëmtuar në shpatull, brinjë si dhe ka çarje edhe në kokë për shkak të goditjeve me sende të forta. Sipas të riut, nuk e di as arsyen pse e kanë qëlluar dhe nuk i ka njohur edhe personat dhunues.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e dhunuesve dhe kapjen e tyre./m.j

#Përplasje #në #aksin #Fushë #KrujëThumanë #makina #presin #rrugën #32vjeçarit #disa #persona #dhunojnë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button