“Njerëzit do therin dashin në këmbët e mija’/ Kandidati i Metës dhe Berishës: Premtimet do i mbaj që në mandatin e parë

sh-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi në Kuçovë.
Në ceremoninë e prezantimit, Berisha tha se është i bindur që do të fitojnë, teksa nuk i kurseu lavdet për të. Nga ana tjetër, Maliqi deklaroi se do ti mbajë të gjitha premtimet e bëra që në mandatin e parë nëse fiton, ndërsa shtoi se njerëzit nga gëzimi i punëve të realizuara. “thernin dash në këmbët e tij”.
“Kini besim të patundur që do i bëj të gjitha që vitin e parë. Nuk ka asgjë që më ndal për të punuar për publikun. E keni parë në komunën që drejtoja, që njerëzit nga gëzimi thernin dashin te këmbët se i ktheva në vepra. I dyfishova në vepra. Do të suvatohen të gjitha pallatet që janë bërë si gërmadha, do të luhen të gjitha. Të gjitha rrugët e lagjeve brenda dy viteve do të asfaltohen. Qendra e kulturës do të bëhet, tregu do të bëhet modern, ura e Bardhajt, shumë rrugë do të bëhen shumë shpejt”, u shpreh ai.