Aktualitet

5 mijë të vdekur në Libi, Begaj u shpreh ngushëllimet familjeve: Lutjet tona me ta!

Stuhia “Daniel” u ka marrë jetën rreth 5 mijë personave në Libi, ndërsa 10 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Për tragjedinë, ka reaguar dhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” Begaj u shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore”, shkruan Begaj.

Edhe pse bilanci i viktimave është në shifra të frikshme, ka gjasa sipas autoriteteve të Libisë që të rritet, kjo për shkak të numrit të lartë të të zhdukurve. Në Libi janë shpallur 3 ditë zie kombëtare për jetët e humbura.

/a.r

#mijë #të #vdekur #në #Libi #Begaj #shpreh #ngushëllimet #familjeve #Lutjet #tona

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button