Shëndeti

“TUBA Fest” vjen më 15 dhe 16 Shtator, Rama fton njerëzit t’i bashkohen festivalit

“TUBA Fest” do të zhvillohet më 15 dhe 16 Shtator. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij të Kalasë së Shkodrës, duke bërë thirrje për këdo që t’i bashkohet atmosferës së bukur që ofron ky festival.

Mirëmëngjes dhe me ftesën që kush mundet të mos e lerë pa marrë energjinë e “TUBA Fest” në kalanë e Shkodrës, më 15-16 Shtator, frymëzuar nga tradita shqiptare e muzikës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“TUBA Fest” frymëzohet nga traditat shqiptare të muzikë, por me një prekje moderne dhe vibrante. TUBA, në dialekt ‘tu ba’ (duke bërë) nënkupton aktivitetin e të shijuarit muzikë të mirë: ‘Tu Ba Festë’.

Ky festival muzikor i shtrirë në 2 ditë, në Kalanë e Shkodrës, sjell performanca live nga artistë shqiptarë të mirënjohur të muzikës Rock/Komerciale & DJ.

/a.r

#TUBA #Fest #vjen #më #dhe #Shtator #Rama #fton #njerëzit #bashkohen #festivalit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button