Tech

Banderola anti-shqiptare, rinis ndeshja Rumani-Kosovë

Pas një ndëprerjeje prej afro 1 ore në sfidën Rumani-Kosovë, arbitri francez ka vendosur që dy skuadrat kthehen në fushë për të bërë një nxemje prej 15 minutash, me ndeshjen që pritet të rifillojë në pak minuta.

Ndërkaq, kujtojmë se sfida mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, u ndërpre pas koreve dhe banderolave raciste të tifozëve rumunë ndaj Kombëtares së Kosovës, në tribunat e “Arena Nationala” të Bukureshtit. /f.s

#Banderola #antishqiptare #rinis #ndeshja #RumaniKosovë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button