AktualitetDurresi Sot

Përballjet e 14 Majit/ Si po rreshtohen partitë? PS dhe Foltorja, 65 kandidatë! PD e Alibeajt më pak

Partitë politike i kanë gati skuadrat që do të zbresin në fushë për ndeshjen e pranverës elektorale.

Socialistë nisin një lojë te re me 45 lojtarë të sprovuar dhe 16 prurje te reja. Ndërkohë gara duket e komplikuar në kampin blu, ku krahas betejës me rivalët socialist, demokratët luftën me të madhe se e kanë brenda llojit.

I mbetur pa logo dhe vule partie, streha e vetme për kandidatet e Sali Berishës është koalicioni “Bashke Fitojmë”, i udhëhequr nga aleati i tij i betejave te vjetra e të reja Ilir Meta.Nga ana tjetër, i pafuqishëm për të pasur një skuadër të plotë dhe solide, Enkelejd Alibeaj shmangu përtalljet ne bashkitë te mëdha duke ia bërë më të lehtë garën Berishës. Ilir Meta nxori kandidat vetëm ne katër zona, ndërsa Vangjel Dule sytë i ka drejt zonave minoritare duke zgjedhur një lojtar shumë të përfolur e kontrovers si Fredi Bejleri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button