Prapaskenë e bujshme te Italia: Spalletti e thirri, Verratti refuzoi grumbullimin

Ndër risitë e grumbullimit të parë me kombëtaren italiane të teknikut Luciano Spalletti ishte mungesa e Marco Verratti. Mungesa e thirrjes së mesfushorit nuk kishte shkaktuar habi të madhe. Ngjarjet e merkatos, me telenovelën e largimit nga PSG, gjë që do të ndodhë shumë shpejt, nuk e kanë lejuar 30-vjeçarin të stërvitet rregullisht në fillim të sezonit. Kështu, që Verratti të mos ishte në dispozicion për Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën dukej logjike në përgjithësi. Realiteti, megjithatë, shpjegon L’Equipe, është i ndryshëm nga ky.
Në fakt, e përditshmja franceze zbuloi se Spalletti e kishte thirrur mesfushorin. Verratti, i vetëdijshëm se nuk ishte në formën më të mirë fizike apo mendore, nuk kishte dëshirë t’i përgjigjej thirrjes. Bazë në vendimin e tij ishte ndërgjegjësimi se nuk mund të performonte në më të mirën e tij. Ish-lojtari i Pescara po pret vetëm dritën jeshile për t’u transferuar te Al Arabi, në Katar, që më në fund të jetë në gjendje të mbyllë kapitullin e PSG-së dhe të rinisë. Verratti ishte një nga investimet e para të epokës Katar Sports Investments, me 30 trofe të fituar në Paris dhe vlerësimin e presidentit Al-Khelaifi.
Lexo më tej: Luis Enrique nuk e do Marco Verratti te PSG: “Me mua nuk do luash kurrë”
RAPORTI I THYER ME PSG
Në fillim të sezonit Verratti u informua nga drejtuesit e PSG-së se Luis Enrique nuk do të fokusohej tek ai. Por shitja nuk ishte një çështje e thjeshtë. Nga njëra anë ishte rroga e rëndë prej 13 milionë euro në vit. E nga ana tjetër kërkesat e larta të Al-Khelaifi që trembën emrat e mëdhenj si Chelsea, Bayern Munich dhe Barcelona. Pastaj erdhi opsioni arab Al Hilal i mikut të tij Neymar. E tani, më në fund, Katar me Al Arabi. Jo fundi që mesfushori kishte imagjinuar, edhe pse është më mirë se në një klub ku nuk e duan më.
#Prapaskenë #bujshme #Italia #Spalletti #thirri #Verratti #refuzoi #grumbullimin
Lapsi