Tech

Lëvizte me kallashnikov në çantë, arrestohet i riu në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 20-vjeçar që lëvizte me kallashnikov në çantë.

Blutë e Elbasanit njoftojnë se ngjarja është regjistruar në fshatin Qukës, ndërsa i riu u arrestua në flagrancë.

Nga kontrolli në çantën e tij u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

/a.r

#Lëvizte #kallashnikov #në #çantë #arrestohet #riu #në #Elbasan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button