Aktualitet

Rama publikon videon emocionuese: Kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamjet e  dy golave të kombëtares shqiptare ndaj Polonisë.

Në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ishte një mbrëmje e paharrueshme, ku kuqezinjtë dhuruan për të gjithë shqiptarët një gëzim të madh.

“Mirëmëngjes dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”, një fitore që i hap rrugë kuqezinjëve drejt Kampionatit Evropian qe do zhvillohet në Gjermani.

/f.s

#Rama #publikon #videon #emocionuese #Kuqezinjtë #dhuruan #të #gjithë #shqiptarëve #një #gëzim #të #madh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button