Aktualitet

Nga Trajkovski te Bardhi, mallkimi i Maqedonisë: Donnarumma në shënjestrën e tifozëve italianë

Bardhi

Nga Trajkovski te Bardhi. Maqedonia e Veriut sigurisht që nuk i sjell fat Italisë, e vecanërisht portierit Donnarumma. Goditja e lirë që befasoi portierin italian në ndeshjen e Shkupit dhe që prishi debutimin e Luciano Spallettit si trajner i kombëtares, në mënyrë të pashmangshme risjell kujtimet e asaj goditje nga distanca që përfundoi në rrjetë në 24 mars 2022 në Barbera të Palermos. Një gabim që i kushtoi shtrenjtë Italisë, disfatë në gjysmëfinalen e playoff-it dhe përjashtim nga Botërori. E pas një viti e gjysmë, vjen një tjetër pasiguri e Gigio. Portieri i PSG-së u mposht befasisht në shtyllën e tij nga një goditje dënimi e ekzekutuar mirë.

Megjithatë, ajo e provuar nga Bardhi nuk ishte sigurisht e pandalshme. Notë e pamjaftueshme vlerësimi për Donnarumma dhe, ashtu si pritej, shi kritikash në rrjetet sociale. Tifozët tani thërrasin me zë të lartë dyshimin që kanë për ta parë atë titullar në kombëtare. Një mendim që rrezikon të prekë edhe teknikun Spalletti.

TIFOZËT GJEJNË FAJTORIN

Kështu, edhe një herë Donnarumma përfundoi në qendër të kritikave. Faji i Maqedonisë dhe futbollistit me origjinë shqiptare Bardhi. Një fillim sigurisht jo pozitiv i sezonit për portierin italian, i cili nuk përjeton ditë të qeta as në klubin e tij. Gjatë ndeshjes së Ligue 1 të fituar kundër Lyon, trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique u zemërua pas një veprimi të portierit. Donnarumma preferoi të largonte topin në vend që t’ia pasonte një prej shokëve të tij të skuadrës aty pranë. Nga aty erdhi shpërthimi dramatik i spanjollit, që goditi me shkelma frigoriferët pranë pankinës. E tani një tjetër mbrëmje ‘jo’ me Italinë.


Lexo më tej: Fusha ‘e patateve’ e Shkupit fundosi Italinë, Immobile i përlotur: “Moment i vështirë, duhet të jemi të bashkuar”

Mbrëmje që tani po bëhen shumë për një lojtar me përvojë në nivel ndërkombëtar. Në këtë kuptim, ardhja e Buffon në stafin e kombëtares vetëm mund ta ndihmojë. “Vetëm prania e tij të jep një forcë tjetër,” tha Gigio për Buffon.

#Nga #Trajkovski #Bardhi #mallkimi #Maqedonisë #Donnarumma #në #shënjestrën #tifozëve #italianë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button