Tech

Rruga e re e trafikut që çon kokainën në Evropë përmes Afrikës, përgjimet zbulojnë rolin e shqiptarit

Në mars të këtij viti autoritetet evropiane dhe braziliane ranë në gjurmët e një organizate që trafikonte drogë të llojit kokainë me shtrirje nga Brazili deri në Dubai. Pas dy vite hetimesh u zbulua se organizata kriminale ka trafikuar 17 tonë drogë në Evropë, 12 nga të cilat janë sekuestruar. Përgjimet e publikuara së fundmi nga mediat e huaja, nxjerrin në skenë emrin e një shqiptari të identifikuar me emrin Armando Pacani, 39 vjeç.

Sipas hetimeve, rezulton se shqiptari i cili është shpallur në kërkim, ishte blerësi kryesor i drogës që trafikohej nga organizata ndërkombëtare e kokainës.

“Duke hyrë në mesazhet e Sky ECC, hetuesit gjetën blerësin kryesor të organizatës të drogës në Evropë: shqiptarin Armando Pacani, 39 vjeç, i lidhur me një klan në Ballkan, sipas PF (Federal Police). Ai përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Të dhënat e imigracionit tregojnë se Pacani hyri në Brazil në janar 2019 dhe u largua në gusht 2020, me një fluturim të Emirates nga São Paulo në Dubai. Pacani është në arrati. Europol dyshon se ai ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një deklaratë, avokati i tij, Eduardo Maurício, deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm dhe pretendoi se Operacioni Hinterland, urdhri i arrestit dhe përfshirja e tij në listën e kërkuar të Interpolit bazohen në prova të paligjshme që burojnë nga mesazhet telefonike në Sky EÇ. Sipas Maurício, “kompania Sky EÇ pretendon se autoritetet pushtuan softëerin e komunikimit në një mënyrë të paligjshme dhe abuzive, gjë që paraqet një shkelje të qartë të normave dhe parimeve kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të të gjitha provave”, thuhet në përgjime. 

Për të fshehur sasitë e mëdha të përfshira në trafikun ndërkombëtar, organizata kriminale nga Jugu përdorte forma të ndryshme të pastrimit të parave. Sipas prokurores Paula Martins-Costa Schirmer, nga Ministria Federale Publike, e cila denoncoi të hetuarit, grupi ka një lloj banke paralele, sisteme financiare për të dërguar para jashtë vendit për të paguar furnitorët dhe rrjete të personave juridikë.

Gjatë periudhës së hetimit, organizata e trafikut të drogës ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh. Gjatë operacionit u zbulua se Rodrigo Alvarenga Paredes ishte një nga drejtuesit e organizatës së drogës në Paraguaj.

Forcat e policisë braziliane arrestuan 15 persona, sekuestruan 173 automjete dhe një avion dhe ngrinë llogaritë bankare të 147 individëve dhe 66 kompanive më 30 mars, në kulmin e Operacionit Hinterland./f.s

#Rruga #trafikut #që #çon #kokainën #në #Evropë #përmes #Afrikës #përgjimet #zbulojnë #rolin #shqiptarit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button