Tech

Aktores së njohur i fillojnë kontraktimet e lindjes në koncertin e Beyonce!

Një koncert i Beyoncé në Kaliforni u bë i paharrueshëm për një fanse shtatzënë, pasi ajo filloi të lindë gjatë performancës së superyllit.

Sarah Francis Jones, një aktore dhe kërcimtare e cila është shfaqur në filma duke përfshirë ‘Honey and Hairspray’, tha se ajo dhe partneri i saj, aktori i ‘The Neighborhood’, Marcel Spears, ishin duke ndjekur koncertin e Beyonce-s në Inglewood, kur ajo filloi të kishte kontraktime.

“Unë thashë, ‘diçka po ndodh’. Zakonisht më pëlqen të kërcej në koncert dhe thash me vete ‘OK, më duhet të ulem për një sekondë’”-tregon ajo.

Në fillim, Jones dhe Spears menduan se ishin thjesht disa kontraktime, por çifti vendosi gjatë largimit nga koncerti se Jones mund të ishte me të vërtetë duke lindur dhe ju drejtuan spitalit, ku fëmija i tyre erdhi në jetë.

 

/a.d

#Aktores #së #njohur #fillojnë #kontraktimet #lindjes #në #koncertin #Beyonce

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button