Meta takim me Berishën në selinë e PD: Është detyra e opozitës të bashkojë të gjitha energjitë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me kryetarin e Rithemelimit, Sali Berisha.
Pas takimit që u mbajt në selinë, Meta tha për gazetarët se përballë situatës në të cilën ndodhet vendi, është detyrë e opozitës që të mbledhë të gjitha energjitë.
Nga ana tjetër, Meta përshëndeti edhe bashkërendimin e axhendës parlamentare të opozitës.
“Në këto kushte kaq degraduese në të cilat ndodhet situata në shtetin e së drejtës, në këto rrethana ku skandalet e qeverisë dhe korrupsionit të saj mbivendosen dhe ndërkohë kur problemet ekonomike, sociale rëndohen dhe vazhdon të shprehet edhe në fenomenin e largimit apo të shpopullimit, është detyra e opozitës të bashkojë të gjithë energjitë e saj dhe shoqërisë në rivendosjen e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo axhendë përfshin angazhimin parlamentar dhe përshëndet çdo përpjeke për të unifikuar gjithë potencialin e opozitës në këtë drejtim. Ne jemi kudo ku kërkohet kontributi ynë”, u shpreh Ilir Meta.
/a.r
#Meta #takim #Berishën #në #selinë #Është #detyra #opozitës #të #bashkojë #të #gjitha #energjitë