Përmbytje që nuk ishin parë prej 140 vitesh, Hong Kongu “zhytet” në ujë

Hong Kong dhe qytetet në jug të Kinës po përballen me përmbytje të rënda, që kanë paralizuar jetën atje.
Nga e enjtja, gjithçka, rrugët e stacionet e metrosë janë të mbyllura. Askush nuk do të shkojë në punë apo në shkolla, deri në nje njoftim të dytë.
Zyra e shërbimit meteorologjik tha se prej tyre të enjtes e në vazhdim, ka rënë sasia më e madhe e shiut në 140 vitet e fundit. Nga dje, autoritetet e mbrojtjes civile kanë nisur operacionet e shpëtimit, me 83 persona që janë dërguar në spital.
700 mm shi ranë nga mesnata e të enjtes në mëngjesin e kësaj të premteje, shoqëruar me stuhi të fuqishme ere. Në 1 orë, sipas observatorit të Hong Kongut ra 158 milimetër shi, nivel rekord që prej vitit 1884.
/a.r
#Përmbytje #që #nuk #ishin #parë #prej #vitesh #Hong #Kongu #zhytet #në #ujë