Aktualitet
Video/ Bajrami, silura nga jashtë zonës shtang Çekinë: 1-1 dhe ende në lojë

Nedim Bajrami konfirmon formën e jashtëzakonshme. Goli i tretë në tre ndeshje radhazi për fantazistin e Sassuolo, që kthen kuqezinjtë në lojë në Pragë. Shqipëria barazon rezultatin në Fortuna Arena me një gol magjik të mesfushorit. Një e djathtë e fuqishme nga jashtë zonës në minutën e 66′, që i jep frymëmarrje teknikut Sylvinho.
Më herët në pjesën e dytë kishte shënuar golin e avantazhit Cerny, duke e bërë të vështirë pjesën e mbetur të lojës. Bajrami më pas nxorri nga asgjëja një gol spektakolar, pas insistimit të Asanit për të rifituar topin.
#Video #Bajrami #silura #nga #jashtë #zonës #shtang #Çekinë #dhe #ende #në #lojë
Lapsi