Tech

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Berisha “i falet” Metës për të marrë pjesë në garë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka dorëzuar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme të 24 Shatorit, që do të mbahen për Bashkinë e Kukësit.

Dyshja “Meta-Berisha” në këto zgjedhje do të garojnë me Emri Vatën, kandidat që fitoi primaret në Partinë Demokratike.

Ndërkohë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi grupimin e Berishës, duke regjistruar PD-në e Lulzim Bashës në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit.

E teksa Lulzim Basha ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin, socialistët në këtë përballje elektorale do të garojnë me Albert Halilajn.

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës do të rimbahen vetëm për kreun e Bashkise dhe jo për Këshillin Bashkiak, pas arrestimit të Safet Gjicit, i cili u përfshi në zyrën e tij në një video-skandal erotik me shtetasen Alma K.

/f.s

#Zgjedhjet #pjesshme #në #Kukës #Berisha #falet #Metës #për #të #marrë #pjesë #në #garë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button