Aktualitet
Zgjedhjet në Kukës, KAS rrëzon kërkesën e PD për komisionerët

Me shumicë votash, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike sa i takon numrit të komisionerëve që do të kenë subjektet politike në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit.
Kësisoj mbetet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit ku tre komisionerë do t’i emërojë PS, dy PL dhe 1 PD.
PD ankimoi vendimin e KQZ me pretendimin se i takojnë komisionerë më shumë se PL.
/a.r
#Zgjedhjet #në #Kukës #KAS #rrëzon #kërkesën #për #komisionerët