Japonia i bashkohet garës për “pushtimin” e Hënës, lëshohet me sukses raketa

Japonia lëshoi me sukses një raketë me një sondë hënore, pas katër tentativa të dështuara më herët gjatë vitit për shkak të motit të keq.
Sonda e quajtur “snajperi i Hënës”, pritet të tentojë të ulet në sipërfaqen e satelitit në muajin shkurt, nëse gjithçka do të shkojë mirë.
Qëllimi i Japonisë është që të jetë vendi i pestë në botë që ulet në Hënë, pas SHBA, Rusisë, Kinës dhe Indisë.
Dy javë më herët, India bëri historinë duke ulur me sukses anijen e saj hapësinore në anën e errët të satelitit kryesor të tokës.
Teksa sonda japoneze është projektuar të ulet 100 m larg kraterit të Shiolit që është në anën më të afërt të Hënës. Ajo do të hyjë në orbitën e saj brenda 4 muajsh dhe më pas do të udhëtojë rreth saj për një muaj para se të tentojë të ulet.
Misioni 100 milionë dollarësh kërkon të tregojë aftësitë e Tokios për të dërguar në të ardhme anije kozmike me kosto të ulët në Hënë.
/a.r
#Japonia #bashkohet #garës #për #pushtimin #Hënës #lëshohet #sukses #raketa