Ylli i Youtube vritet në gjumë nga i ati, nuk pranoi martesën e së bijës me një djalë sirian

Tiba al-Ali, një nga figurat më të njohura në “Youtube”, me origjinë iraniane u vra pa mëshirë nga i ati, vetëm se ky i fundit nuk ishte dakord me martesën e së bijës me një djalë sirian, njoftojnë mediat e huaja.
Në janar të vitit 2021, ajo u kthye në Irak për të vizituar familjen e saj, por tragjikisht ra viktimë e një akti të kryer nga babai i saj. Tajip Ali, jo vetëm që nuk e mbështeti zgjedhjen e së bijës, por arriti deri në aktin barbar, duke e mbytur në gjumë.
Por, ajo që e bën më të rëndë këtë krim është dënimi qesharak që mori për këtë vrasje babai i Tibas, të cilin gjykata e la pas hekurave vetëm gjashtë muaj. Dënim ky, që nxiti një zemërim të madh të grave dhe aktivisteve të të drejtave të tyre në mbarë botën e në Irak.
Aktivistet e njohura femra në mediat sociale theksuan se vrasja e Aliut nuk ishte një incident i izoluar dhe se shumë “vrasje nderi” mbetën të paraportuara dhe se duhet të marrin ndëshkimin e duhur nga autoritetet ligjzbatuese.
#Ylli #Youtube #vritet #në #gjumë #nga #ati #nuk #pranoi #martesën #së #bijës #një #djalë #sirian