Aktualitet
Njerëzit ngjiten në çati për të shpëtuar nga përmbytjet

Situata në vendin fqinj nga përmbytjet nuk është aspak e mirë. Pothuajse të gjitha fshatrat në Kardicë janë nën ujë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që moti i keq vijon që nga dita e martë.
Në shumë fshatra në komunën e Palamas, njerëzit janë në çati ose vende më të larta duke kërkuar ndihmë. Situata në zonën e Metamorfosit është zemërthyese. Është kërkuar ndërhyrje nga Forcat e Armatosura, ndërsa kërkohen edhe helikopterë për shpëtimin e qytetarëve. Të përmbytur janë edhe fshatrat e bashkisë Kardicë dhe Sofadon.
#Njerëzit #ngjiten #në #çati #për #të #shpëtuar #nga #përmbytjet
Lapsi